“Mi Amor” e Dhurata Dorës dhe Noizy-t bën namin, ja sa milionë klikime ka arritur deri tani

Bashkëpunimi i dyshes Dhurata Dora ft. Noizy ka rezultuar i suksesshëm.

Vetëm tri javë pas lansimit të këngës, ajo ka arritur një shikueshmëri jo edhe të vogël klikimesh, shkruan lajmi.net.

Në storien e saj në Instagram, Dhurata Dora publikoi një video e cila tregoi se projekti muzikor tashmë numëron 20 milionë shikime.

“20 milionë për tri javë, Faleminderit”, shkroi këngëtarja në përshkrim.

Ndryshe, “Mi Amor” u publikua në YouTube me 23 korrik.