Tre muaj pas ndarjes, ylli i “One Directions” konfirmon rikthimin me ish-të fejuarën e tij! Çifti fotografohet në…
Liam Payne dhe Maya Henry kanë konfirmuar rikthimin në krahët e njëri-tjetrit, pasi këtë të martë dyshja u fotografua në Shën Tropez në orën katër të mëngjesit.
Këngëtari 27-vjeçar i habiti të gjithë kur deklaroi se është ndarë nga partnerja e tij në qershor, dhjetë muaj pasi i propozoi modeles 21-vjeçare me një unazë që kushton tre milion paund. Por duket se dyshja i ka zgjidhur mosmarrëveshjet dhe është rikthyer sërish bashkë, shkruan “Daily Mail”.
Modelja dukej në super formë e veshur me një fustan të ngushtë, me printe në ngjyrë rozë, që i tregonte linjat trupore. Ndërsa këngëtari kishte veshur një palë pantallona të zeza dhe një bluzë të bardhë.
Miqtë dhe familja e Payne e duan të gjithë Mayan dhe ndoshta ky detaj ka ndikuar tek këngëtari që ta mendojë edhe një herë marrëdhënien me modelen seksi. Tashmë duket se ata e kuptuan që nuk mund të jetojnë dot pa njëri-tjetrin.
Një burim i afërt me çiftin ka thënë se planet për dasmë nuk janë prishur dhe pritet që dyshja të kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë vitin e ardhshëm.
Muajin e kaluar çifti u fotografuan nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Buckinghamshire. Në fotot e publikuara artisti qëndronte pranë Maya-s në një bar luksoz. Mesa duket, çifti ka qenë duke diskutuar për një rikthim të mundshëm në të ardhmen e afërt.