7 vite nga humbja e Dr Florit, Landi Hysi rrëfen praninë e tij

Në 7-vjetorin e largimit nga jeta të Doktor Florit, miku i tij i ngushtë, Landi Hysi e ka kujtuar me një moment së bashku në skenë.

“7 vite mungesë, por një pafundësi pranie! Dr Flori, 17 nëntor 2004”, ka shkruar Landi krah fotos e cila është shkëputur nga performanca e këngës “Në krahët e tua do jem”.

Kjo nuk është hera e parë që Landi e kujton mikun e tij të ndjerë. Me postime të ndryshme, por mbi të gjitha duke qëndruar pranë familjes së Florit, Landi ka treguar se miqësia e tyre është e përjetshme./revistawho.com