6500 euro dhe një Iphon-e/ Qetsori bindet që të largohet para gjysmëfinales nga Big Brother

Banorët mbrëmjen e djeshme janë përfshirë në misionin e radhës, kryesisht Efi. Ajo duhet të bindte Qetsorin që të lërë shtëpinë e big Brother Vip. Si duket ofertat që banorët i bënë vlonjatit e kanë bindur atë që të largohet ditën e shtunë.

Ai ka thënë se mëngjesin e sotëm do të flasë në dhomën e rrëfimit, e më pas do të largohet gjatë spektaklit të së shtunës.

Mbrëmjen e djeshme, pjesë e misionit të Efit e cila kishte për detyrë që të bindte Qetsorin të largohej u bë pjesë edhe Luizi i cili dha kontributin e tij.

Luizi e mbështeti idenë e Efit, duke i thënë Qetsorit se Kristi dhe Nita kanë më shumë shanse se ai për të shkuar në finale.

Ai i ofroi atij 4500 euro dhe iphone-n që Vodafone i dhuroi, me kushtin që ai të dalë nga shtëpia.

Nita gjithashtu i tha se nëse ai e bën këtë gjest për të e nëse ajo shkon në finale, do t’i dhurojë 2000 euro.