6 vargje dhe piktura, detajet që tregojnë se Bora shkroi tekstin e këngës së Semit

Kënga e re e Semit, “Mos u kthe”, me tekst dhe muzikë nga Ylli Limani, i ka bërë njerëzit të mendojnë se është një dedikim për Donaldin. Në fakt, është shumë e dukshme.

Semi i këndon një dashurie që ka përfunduar, ka lënë pas dhimbje, ndërsa ai ka tashmë një tjetër. “Para syve të botës rashë/më posht’ nuk e di a ka/si s’të erdhi pak gjynah”, dëgjohet në një pjesë të këngës. “Gojën mbyllur do e mbaj/emrin tënd s’do ta përmend/s’do godas aty ku dhemb”.

Nisur nga fakti që historia e Borës dhe Donaldit mori përmasa të mëdha mediatike pas puthjes së famshme, njerëzit mendojnë se “para syve të botës rashë” lidhet pikërisht me këtë moment.

Kënga vërtet mund të jetë një histori e zakonshme ndarjeje, pa qenë dedikim nga askush për asnjë, në këtë rast nga Bora (përmes zërit të Semit) për Donaldin – megjithatë një detaj na bën të dyshojmë vërtet.

Në mur, qëndron një kornizë me një foto që duket e ngjashme me “Puthjen” e famshme të piktorit Gustav Klimt. Puthja është e kuptueshme që ka lidhje me takimin e tyre në javët e para në shtëpi.

Bora ka shpërndarë këngën e Semit duke shkruar “e adhuroj zërin tënd”. Kënga është vendosur edhe për banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe mes tyre nisën aludimet nëse bëhet fjalë për një dedikim.

“Nga ajo që perceptova ishte që Semi po tregonte një histori që dinte,” u shpreh Iliri. Edhe Beniada dhe Einxheli dyshuan që lidhej me Donaldin. Donaldi u duk sikur edhe e mendonte edhe nuk e mendonte që mund të ishte dedikim për të.