50 Cent hedh mikrofonin me forcë mbi publikun, plagoset një fanse

Pasi Cardi B bëri xhiron e rrjetit duke goditur me mikrofon një fanse, një skenë e shëmtuar ka ndodhur në një koncert të 50 Cent.

Reperi i njohur u acarua në një moment gjatë performancës së tij live, pasi mikrofonat që i dha produksioni nuk funksionuan siç donte ai.

Tejet i revoltuar, ai hodhi njërin prej tyre në publik, duke plagosur një vajzë. Siç bëri të ditur TMZ, vajza në fjalë kishte nevojë për qepje pasi mikrofoni i ra me forcë në ballë.

Deri më tani nuk ka pasur deklarata as nga reperi, dhe as nga vajza e plagosur.

Ora News