“37 vjeçe dhe e pa martuar”/ Edona dhe Vesa degradojnë në ofendime

Nuk kanë fund debatet në ‘Big Brother Vip Kosova’. Edona dhe Vesa janë përplasur ashpër ndërsa mes vajzave nuk kanë munguar as ofendimet.

Debati ka ndodhur në prezencën e banorëve të tjerë të cilët janë përpjekur t’i qetësojnë ato, por më kot. Edhe pse nuk është e qartë ende sesi nisi, debati mes vajzave degradoi në ofendime të rënda. Në një moment Edona i tha Vesës “nëse thua edhe një herë ta thyej kokën, ta thyej unë ty”.

“Ti je paranojake, normal që nuk ke burrë”, i tha Edona.

Ndërsa, Vesa iu kundërpërgjigj duke i thënë se Edona ka “37 vjet dhe ende është e pa martuar”. Gjatë debatit Edona ka shpërthyer në lot pas deklaratës që Vesa bëri për familjen.

“Shyqyr kam familje, jo si ti, unë kam edukim, jo si ti”, ishte deklarata e Vesës drejtuar Edonës.

Pas debatit të ashpër kanë ndërhyrë edhe banorët e tjetër për t’i qetësuar të dyja vajzat.

Iconstyle