31-vjeçarja nga Levani sjell në jetë fëmijën e dhjetë! Njërit prej djemve i vë emrin Beqar

Katerina është vetëm 31 vjeç por ka sjellë në jetë 10 fëmijë. Më i vogli, Floriani lindi në maternitetin e Fierit, 3 kg e 800 gram dhe gëzon shëndet të plotë.

Çiftin Katerina dhe Idajet e vizitoi në spital kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili tha se shteti do të ndihmojë familjen nga Levani duke i siguruar një banesë dhe një punë për kryefamiljarin.

“Është diçka e bukur të kesh 10 fëmijë. T’iu rrojnë. Ne do kujdesemi për ju. Ne do të ndihmojmë edhe tek shtëpia, do bëjmë një mbledhje fondesh, do përfshijmë të gjitha institucionet. Por sot do më japësh fjalën, duhan nuk ka më se kemi fëmijët për të rrit. Na duhesh edhe ti e fortë, ndërkohë edhe bashkëshortit do t’i gjejmë një punë të mirë”, tha Balla.

Emri më i çuditshëm i një nga 10 fëmijët, është Beqar.

SI.E./Shqiptarja.com