3 muaj pushime vere nga shkolla janë shumë. Prindërit italiane bëjnë peticion

A janë shumë 3 muaj vere pa shkollë? Në prah të pushimeve verore prindërit italianë po ankohen. Një peticion i hartuar nga organizata jofitimprurëse WeWorld, Sarah Malnerich dhe Francesca Fiore, autorë dhe aktiviste të blogut

Mammedimerda, është nënshkruar nga shumë prindër.

“Le të rishikojmë kalendarin!”

Kërkesat bazohen në ndryshimin e kalendarit shkollor dhe zvogëlimin e kohëzgjatjes së pushimeve

të verës. Një peticion u nis fillimisht në Change.org më 7 shtator 2023, pak para kthimit në shkollë pas pushimeve verës dhe që është ende në vazhdim. Në 7 muaj ai mblodhi më shumë se 33 mijë e 600 firma.

Sipas shpjegimit të tyre, shkëputja e gjatë nga shkolla sjell:

“humbje të aftësive, rritje të pabarazive dhe rastet e braktisjes së shkollës, mbi të gjitha për ata që vijnë nga prejardhje më të pafavorshme socio-ekonomike dhe kulturore dhe një barrë e rëndë për familjet, vështirësi të mëdha në ekuilibrimin jetë-punë, që rëndon veçanërisht mbi nënat”.

Kërkesat janë dy konkrete. E para që shkollat të jenë gjithashtu të hapura në muajt Qershor dhe Korrik me aktivitete ekstrakurrikulare dhe e dyta arsimimin e detyrueshëm dhe me kohë të plotë për fëmijët nga 3 deri në 14 vjeç. Me kohë të plotë nënkuptohet përfshirja e 8 orarëshit, pra ushqimi i drekës dhe kryerja e detyrave të shtëpisë në shkollë.

tiranapost.al