26 vite mbi skenë, Enrique Iglesias merr vendimin drastik dhe trishton fansat e shumtë

Këngëtari shumë i dashur nga vajzat, Enrique Iglesias po mendon të tërhiqet nga muzika.

Lajmin e zbuloi vetë artisti në fundjavë gjatë një bisede me Ricky Martin dhe Sebastian Yatra, ku promovuan turin e ri, që do nisë shumë shpejt.

“Ky mund të jetë albumi im i fundit. Nuk është diçka që po e mendoja vetëm tani. Në fakt ka vite që dua të tërhiqem nga muzika”, u shpreh 46-vjeçari.

“Albumi që quhet Final, do ketë dy volume dhe pas tyre mbaron çdo gjë”, ka deklaruar këngëtari.

“Jam në atë periudhë të jetës që po e mendoj seriozisht ta mbyll. Në fakt kam dashur ta bëjë këtë që prej 2015-ës. Do vazhdoj të shkruaj këngë, por në një tjetër mënyrë. Nuk do ketë më albume apo punë si të tanishmet”, përfundoi Iglesias.

Ndërkohë, fansat e 46-vjeçarit nga Madridi nuk e kanë pritur mirë këtë lajm, por mesa duket vendimi i Enriques është i pandryshueshëm.