“11 vjet me ty”, Aurela Gaçe emocionon me urimin për të bijën: Mi mbushe krahët kur erdhe në jetë

Aurela Gaçe është padyshim një nga këngëtaret më të mira dhe më të dashura të muzikës shqiptare. Përveç talenit, këngëtarja gjithmonë ka spikatur edhe për familjen e bukur që ajo ka krijuar.

Aurela është nënë e dy vajzave, dhe së fundmi bekimi i saj i parë ka festuar 11-vjetorin. Në këtë ditë të shënuar Aurela ka zgjedhur që të ndajë me ndjekësit një fotografi kur Grace ka qenë e vogël dhe krah saj ka bërë një dedikim shumë të bukur emocionues.

“Dashuria jonë Grace. Gëzuar ditëlindjen shpirti jonë. 11 vjet me ty. Lus Zotin të kesh jetë të gjatë e ne të jemi gjithmonë pranë teje çdo ditë të jetës. Mi mbushe krahët kur erdhe në jetë. Sot, sigurisht nuk të ngre më dot në krahë si në këtë foro kur ishe bebe (edhe një vit e ma kalon), por mami e babi të mban te zemra me dashurinë më të madhe që mund të ekzistojë”, ka shkruar këngëtarja.

Kujtojmë që Aurela dhe partneri i saj Skerdi prej vitesh po jetojnë një histori të bukur dashurie. Aurela vazhdimisht në rrjetin e saj social ka ndarë momente nga përditshmëria e saj duke treguar se në shtëpi ajo është një mami njësoj si gjithë të tjerat, duke bërë punët e shtëpisë dhe kujdesur për vajzat.

Bordo