10 vjet pas dasmës së Valbona Çobës, imazhet e nuses me bukuri perfekte

Miss Fotozhenia e parë në vend, Valbona Çoba vazhdon të jetë një nga vajzat më të bukura që e ruajnë freskinë dhe bukurinë natyrore, edhe tashmë që ajo është nënë e tre fëmijëve.

Valbona është e shkëputur nga jeta publike dhe jeton prej vitesh në SHBA.

E nëse ju ka marrë malli për Valbonën nuse, atë na e sjell në vëmendje artistja e njohur e makeup-it, Lili Ismaili, e cila ka kuruar imazhin e Valbonës 10 vite më parë në ditën e saj më të rëndësishme.

Këto foto vërtetojnë edhe një herë se Valbona mbetet një nga femrat më të bukura shqiptare.