“Summer party” në “Aquapark”, ç’do të ndodhë këtë verë në kompleksin madhështor të Tiranës!

Ndoshta nuk e kishit imagjinuar, që vera mund të kalohet në mënyrën më të bukur të mundshme edhe në Tiranë. Tashmë s’është më e nevojshme të udhëtoni drejt destinacioneve përrallore në botë për të gjetur një kompleks turistik, pasi një “Summer party” plot adrenalinë do e shijoni në “Aquapark”. Këtë fundjavë mund të argëtoheni me festën e së shtunës; një “Zumba pool party”, ku spektaklin do e bëjnë Dj Dragao, dhe “Love&Dance” nga një grup latin me show-n që do të ofrojë. E diela po ashtu do të jetë një festë e vërtetë verore në tingujt e muzikës nga BestB. “Story.al” ju sjell një guidë të plotë të këtij sezoni veror në Aquapark, qershor-gusht 2018. Ashtu si verën e kaluar do të gjeni vendin ideal në Tiranë për t’u argëtuar me gjelbërim, freski, pishina për të rriturit, pishina për fëmijë, lojra ujore, pool bare, shërbime ushqimi të shpejtë dhe restorant modern. Shumë pranë Tiranës dhe Durrësit, në City Park, “Aqua Park” ju sjell mundësi të pafundme argëtimi për të larguar të nxehtin e verës, e për t’iu dorëzuar relaksit. “Aquapark” ka 3 pishina, ku do të provoni kënaqësinë e alternimit të zumbës me notin në pishinë./Story.al/