Wedding Story

Brenda dasmës madhështore të Elseid Hysajt me Miss-in

Kjo është “ndeshja” më e rëndësishme e kapitenit të kombëtares shqiptare, Elseid Hysajt. Larg fushës së blertë, por në Kalanë e Shkodrës, Elseid Hysaj dhe Fiorenza i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, me shpresën që do të jenë së bashku deri në fund të jetës së tyre. 130 metra mbi nivelin e detit, çifti e kanë pranuar njëri-tjetrin, në të mirë dhe në të keq, derisa vdekja t’i ndajë. Ky mund të duket një premtim klishe, por në një moment të tillë merr vlerë të madhe.

-640-0-5d0fc58d9dc9a -640-0-5d0fc58d16fc7 -640-0-5d0fc58e3ae32

Elseidi ka zgjedhur jo rastësisht Kalanë e Rozafës, për t’u celebruar me ish-missin, Fiorenzën. Në vendlindjen e tij, në Shkodrën e bukur dhe me histori, kapiteni i kombëtares shqiptare ka vendosur ta memorizojë këtë moment si më të bukurin në jetën e tij: Në një vend të veçantë për të, me njerëzit që ai do, duke u martuar me gruan që dashuron. E ku ka më bukur? Në fakt ka, dhe ajo është nusja. Fiorenza u shfaq drejt altarit e mbushur plot emocione.

-640-0-5d0fc5b8176f7

-640-0-5d0fc5b9456de

Ata bashkëjetojnë dhe kanë një djalë, Elisin, por sërish ky moment të jep emocione të forta. Fiorenza kishte zgjedhur për ceremoninë në altar një fustan princeshash, i punuar në atelinë Class nga një ekip mjeshtresh dhe qëndistaresh për muaj me radhë. Stilistja e talentuar e Class By Alketa Vejsiu, Livia Myftari e ka ideuar këtë fustan madhështor, që siç duket është tendenca e këtij viti si për fustanet e nusërisë, po ashtu edhe tek ato të mbrëmjeve. Fiorenza dukej një ëndërr!

-640-0-5d0fc5c8d73b3

-640-0-5d0fc5b778682

I gjithë ambienti i realizuar nga e para nga Class Events, i dha peshë më të madhe këtij momenti. Lulet, peonie mozzarella, trëndafilat, orkidetë të gjitha të bardha, e bënë Kalanë e Rozafës një kopësht lulesh. Aty erdhi nusja, në kopshtin magjik të martesës së saj.

-640-0-5d0fc5b364b5b

-640-0-5d0fc5b247f53

-640-0-5d0fc5b8b20a7

Çiftin e celebroi miku më i mirë i Elseidit, Eltoni. Ceremonia e celebrimit nuk ishte si ato që jemi mësuar të shikojmë zakonisht. Kishte brenda emocion, dashuri, histori, por edhe pak batuta shkodrane. Si mund të mungonin? Ata i thanë “po” njëri-tjetrit me dëshmitarin më të rëndësishëm, Elisin, djalin e tyre. Nuk ndodh çdo ditë që prindërit të kenë prezent në dasmë fëmijën, por Elisi është një vogëlush me fat dhe ky do të mbetet një kujtim i bukur në memorien e tij.

-640-0-5d0fc5b63e5fa

-640-0-5d0fc5b48ffe9

-640-0-5d0fc5b6d1c2f

Fotot janë realizuar nga Orsola Mema.

-640-0-5d0fc5b5aaaa1

-640-0-5d0fc5b3ed38c

-640-0-5d0fc5b2d5266

-640-0-5d0fc58c6b370