Zysha e “Big Brother 8” një vit pas divorcit, në krahët e një djali të zhveshur
Lojtarja ekstravagante e “Big Brother 8” vazhdon të na befasojë me zgjedhjet dhe miqësitë e saj, edhe tani që loja ka përfunduar. Mbi një vit pas divorcit nga bashkëshorti, Eleonora që njihej si Zysha, pozon me një djalë të zhveshur, i cili ka për qëllim ekspozimin e tatuve në trup. Nuk dihet çfarë e lidh me të, edhe pse nga mënyrë si rrinë bashkë, duken shumë konfidencialë. Historinë e ndarjes nga bashkëshorti të zyshës së “reality show-t”, e rrëfeu vetë i biri, gjatë një interviste të detajuar në programin “Fans’Club”. Pas lojës, nëna e dy fëmijëve iu rikthye jetës normale si mësuese e një gjimnazi në Tiranë, ndërkohë pak muaj më parë tregoi se kishte gjetur sërish dashurinë.