Zyrtarisht vjeshtë! Zbuloni simbolet e kësaj stine

Eshtë zyrtarisht vjeshtë. Ndërkohë që kërkoni për shallin apo xhaketën e ngrohtë, mendoni pak për këtë stinë…Eshtë shumë më simbolike sesa thjesht ca gjethe që bien. Në kulturat antike, shkencë dhe astrologji vjeshta lidhet me disa simbole interesante që tregojnë ndikimin fantastik që natyra ka mbi ne.

1. Ndryshim

Siç thoshte filozofi grek Herakliti, “e vetmja gjë e përhershme është ndryshimi”. Vjeshta është këtu për të na kujtuar se trupi, mendja dhe gjithçka rreth nesh është gjithmonë në ndryshim, në zhvillim. Kjo stinë fokusohet tek jeta si e përkohshme dhe sesa e rëndësishme dhe jetike është e tashmja e jetuar si duhet. Duke kujtuar këtë njeriu mund të shpëtojë dhe shijojë momentin para se ai të ikë (vyshket dhe bjerë si gjethet në vjeshtë).

2. Misterin

Çdo ditë përfaqëson një mister të ri. Ajri që freskohet dhe gjethet që ndryshojnë ngjyrë e më pas bien janë simboli i të panjohurës. Sapo ti pranon këto të panjohura, gjen aftësinë dhe guximin për ta jetuar jetën në mënyrë të plotë.

3. Ruajtja

Vjeshta përfaqëson gjithashtu ruajtjen e jetës dhe përpjekjet për plotësimin e nevojave që kemi. Gjatë kësaj periudhe kafshët përgatiten për të siguruar ushqim për dimrin dhe duke krijuar hapësira të ngrohta për t’u strehuar gjatë të ftohtit të madh. Fermerët punojnë duke mbledhur të korrat e tyre e ndërsa njerëzit përgatisin shtëpinë për ta bërë më të jetueshme dhe më komode përgjatë stinës së ftohtë.

4. Mbrojtje

Njerëzit fillojnë të vishen më trashë dhe ushqehen më mirë për t’u kujdesur për metabolizmin dhe shëndetin e tyre. Vjeshta, dyfishon nevojën për mbrojtje ndaj vetes dhe mjedisit që na rrethon.

5. Rehati

Në anën tjetër të medaljes, vjeshta përfaqëson edhe komoditetin, rehatinë. Kjo stinë bashkë me uljen e temperaturave të therrët për qetësi, paqe dhe shijim të natyrës në gjithë tranzicionin e saj.

6. Ekuilibër

Ditët dhe netën barazohen në vjeshtë derisa netët bëhen më të gjata…Ekuinoksi i vjeshtës përfaqëson balancën prandaj është shumë periudhë e mirë të merremi me pjesën tonë shpirtërore dhe të jemi në harmoni me Tokën.

7. Lejojini gjërat të shkojnë

Vjeshtra ilustron bukurinë e ikjes…Ndonjëherë kur gjërat e kanë përfunduar procesin/misionin e tyre është mirë t’i lëmë të shkojnë. Kjo na bën më të ndërgjegjshëm për të kuptuar se gjithçka rreth nesh është e përkohshme, ashtu si vetë stinët.

Burimi: Bustle

Anabelmagazine