Zyrtarisht të ndarë, Lisa Bonet dhe Jason Momoa nënshkruajnë divorcin!
Lisa Bonet dhe Jason Momoa kanë nënshkruar divorcin dy vite pasi njoftuan ndarjen e tyre. Dy aktorët kanë pasur një prej lidhjeve më të gjata në Hollywood, pasi u njohën dhe u lidhën që prej vitit 2005. Ata u martuan në mënyrë sekrete në vitin 2017. Lisa dhe Jasaon janë prindër të dy fëmijëve, Lola, 16 vjeç dhe Nakoa-Wolf, 15 vjeç.
Në janar të vitit 2022, Momoa dhe Bonet njoftuan se “po kalonin një periudhë transformuese në jetët e tyre”, duke i dhënë fund marrëdhënies 16-vjeçare.