ZYRTARE/ Transferimi më i shtrenjtë në histori, Xherdan Shaqiri prezantohet te klubi i ri
Tashmë është zyrtare, Xherdan Shaqiri do të vijojë karrierën në Amerikën e largët. Futbollisti me origjinë shqiptare, i dha fund aventurës në elitën e futbollit francez, duke u transferuar te klubi i Çikagos që militon në MLS.
Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Çikago i ka uruar mirëseardhjen Shaqirit, i cili kërkon të shkruajë historinë në Amerikë.
Kjo zgjedhje erdhi për shkak të ofertës joshëse nga ana financiare. Te klubi i ri, Shaqiri pritet të përfitojë plot 7 milionë euro në sezon, një shifër kjo goxha e lartë. Sipas klubit amerikan të MLS, Shaqiri është transferimi më i shtrenjtë në historinë Çikagos.
Kontrata e tij do të zgjasë deri në vitin 2024. Që nga debutimi i tij profesional në vitin 2009, Shaqiri ka bërë 421 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar 17 trofe të mëdhenj gjatë asaj periudhe. Ai gjithashtu numëron 100 ndeshje me Zvicrën.
PANORAMASPORT.AL