Zyrtare/ Rey Manaj vazhdon aventurën në Turqi

Sulmuesi shqiptar, Rey Manaj është zyrtarisht një lojtar i ri i klubit nga Superliga e Turqisë, Sivasspor.

Pas gjashtë muajve pa skuadër, sulmuesi shqiptar ka vendosur të vazhdoj karrierën në Turqi. Manaj ka arritur marrëveshje me Sivassspor dhe është prezantuar të martën te klubi i njohur turk.

“Sivasspor ka arritur një marrëveshje me sulmuesin Rey Manaj për 3 vite, duke filluar nga sezoni 2023-24”, thuhet në njoftimin e Sivassporit.

Sulmuesi 26-vjeçar, i lindur në Lushnje të Shqipërisë e ka nisur futbollin te Sampdoria, ndërsa më pas luajti për Cremonese, Inter, Pescara, Pisa, Granada, Albacete, Barcelona, ​​Spezia dhe në fund te Watford.

Manaj, i cili ka luajtur 213 ndeshje në karrierën e tij, ka shënuar 51 gola. Sulmuesi i talentuar është aktivizuar gjithashtu 30 herë fanellën e kombëtares shqiptare./ h.ll/abcnews.al