
ZYRTARE/ “Mish-mash” analizash, Hysaj dhe Rrahmani shërohen nga ‘COVID’-i brenda… 24 orëve
Koronavirusi është kthyer në një makth të vërtetë për dy futbollistët e Napolit Elseid Hysajn dhe Amir Rrahmanin.
Në mënyrë krejt të pazakontë, dy mbrojtësit shqiptarët kanë rezultuar negativë për ‘COVID’ në tamponin e kryer dje, ndërsa përgjigjet e analizave tregonin 24 orë më parë se lojtari i Shqipëri dhe kapiteni i Kosovës rezultonin të infektuar me koronavirus.
Një gjë e tillë ka habitur klubin italian, ndërsa lojtarët po qëndrojnë prej kohësh në izolim. Lajmi për përgjigjet e analizave u konfirmua nga Napoli në faqen zyrtare.