ZYRTARE/ Lufta pushton futbollin, ndërpritet kampionati në Ukrainë
Kampionati i futbollit në Ukrainë është pezulluar. Lajmërimi u bë nga vetë federata e futbollit të këtij vendi, pas lëvizjeve të para që bëri Rusia, ku nisi një sulm me raketa dhe bomba mbi territorin ukrainas.
Kampionati duhej të vazhdonte ditën e nesërme, por frika e autoriteteve ka bërë që të ndërmerret ky vendim. Është bërë me dije se kampionati do të ndërpritet për të paktën 30 ditë. Për momentin nuk ka njoftime të tjera lidhur me këtë çështje. Mos harrojmë se është diskutuar që edhe finalja e Champions-it, e cila është planifikuar të luhet në Shën Petersburg mund të luhet në vend tjetër.