Zyrtare! Kjo është tema për ‘Met Gala 2024’

Eventi vjetor i Muzeut Metropolitan të Artit të Nju Jorkut 2024 do të ketë temën “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës”. Kjo temë është bërë e ditur në mënyrë që të famshmit e ftuar të prezantohen në Met Gala të këtij viti. Këtë vit eventi i madh i modës do të zhvillohet të hënën e parë të majit 2024, pra në datën 6 të muajit.

Aktiviteti vjetor i bamirësisë për Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork organizohet si çdo vit nga drejtoresha e Vogue, Anna Wintour.

Sipas njoftimit për shtyp të organizatës: “Ekspozita e re do të fokusohet në përdorimin e kërkimit, diskutimit dhe teknologjisë për të riprodhuar ndjenjën e ekspozitave kryesore të muzeut. Qëllimi është t’u japim një jetë të re këtyre objekteve historike, përmes veprimeve krijuese dhe zhytëse të krijuara për të përcjellë erërat, tingujt, teksturat dhe lëvizjet e rrobave që nuk mund të ndërveprojnë më drejtpërdrejt me trupin. Met Gala do të eksplorojë konceptet e rilindjes dhe rinovimit, duke përdorur natyrën si një metaforë për kalueshmërinë e modës”.

Iconstyle