ZYRTARE/ Keidi Bare nënshkruan kontratë 4-vjeçare me klubin e ri

Tashmë është zyrtare, Keidi Bare është futbollisti i ri i Espanjolit. Ka qenë vetë klubi katalanas që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka prezantuar mesfushorin shqiptar si afrimin e ri në merkato.

Fieraku ka ndërruar kështu skuadër, por jo kampionat, pasi do të vazhdojë të militojë në Ligën e Dytë spanjolle. 23-vjeçari, sezonin e fundit ishte pjesë e Malagës, ku spikati me paraqitjet e tij. Bare do u transferua te skuadra e Espanjolit për një shifër prej 2+1 milionë eurosh.

21-vjeçari ka firmosur në 30 qershor të vitit 2024. Mesfushori kuqezi do të përfitojë rritje të ndjeshme të pagesës. Ndërsa te Malaga ka përfituar më pak sesa 100 mijë euro, kjo edhe në bazë të vështirësive ekonomike të kësaj të fundit, tek Espanjoli mediat spanjolle bëjnë me dije se do të ketë një pagë afro 2 milionë euro për katër sezonet.

#KeidiBarePerico! ✍️🐦Benvingut!¡Bienvenido!Welcome!欢迎!👉 bit.ly/32S6QPE#RCDE

Posted by RCD Espanyol de Barcelona on Tuesday, September 22, 2020

PANORAMASPORT.AL