Zyrtare/ Era Istrefi do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror të Futbollit me dy emra të mëdhenj
Data 25 Maj do të jetë dita kur shqiptarja Era Istrefi do të prezantohet me botën. Është zyrtare tashmë që këngëtarja nga Prishtina do të jetë pjesë e himnit të Kampionatit Botëror të Futbollit 2018. Istrefi nuk është e vetme në këtë këngë, duke qenë se do të deputojë me Nicky Jam e Will Smith. “Billboard”, “The Guardian”, “Hollywood Reporter” edhe shumë media të rëndësishme kanë dhënë lajmin për Era Istrefin dhe datën 25 maj të publikimit të këngës.