Zyrtare/ Berisha kthehet në Serie A: shqiptari zëvendëson Sirigun në Torino
Tani është zyrtare: Etrit Berisha është një lojtar i Torinos. Pasi zbarkoi në kryeqytetin piemontez të enjten, portieri shqiptar i datëlindjes 89 iu nënshtrua dje kontrolleve mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Sportive, e vendosur brenda stadiumit Olimpik Grande Torino. Berisha mbërrin në Torino me parametër zero nga Spal.
Njoftimi është bërë nga klubi granata me një deklaratë për mediat: “Klubi i Futbollit Torino është i kënaqur të njoftojë se ka fituar të drejtën për shërbimet sportive të futbollistit Etrit Berisha në një bazë të përkohshme me një detyrim blerje nga Spal. Portieri ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare”.
Kështu, për portierin e kombëtares kuqezi bëhet fjalë për një rikthim në Serie A, ku më parë ka mbrojtur portën e Lazios e më pas Atalanatës.