“Zoti u nxitua me ty ndaj i lutem të të mbajë pranë vetes”, Olti Curri na preku të gjithëve me fjalët e lamtumirës për Hyeda El Saied

Lajmi se Hueyda El Saied është ndarë nga jeta ka prekur miq, kolegë dhe fansa të saj. 46-vjeçarja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë në një spital të Francës.

Olti Curri, ka shkruar fjalët e lamtumirës për artisten, miken e tij, duke na prekur të gjithëve.

“Dhe radhët e fjalëve janë kaq të zbrazura për të treguar energjinë, simpatinë, dhe dashamirësinë tënde”, shkruan ai ndër rreshta.

“Zoti u nxitua me ty, ndaj atij i lutem të të mbajë pranë vetes dhe të ketë kujdes për ty”, shton më tej Olti që e mbyll shkrimin, duke treguar edhe një herë se sa e donte Hueydën.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olti Curri🧿 (@olticurri)

Në fakt, ishte e pamundur të mos e doje, jo vetëm miqtë e kushdo që e kishte takuar, por edhe të gjithë ne që merrnim energjinë pozitive që ajo transmetonte nga ekrani…

/News31