“Zoti krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Hasanin”! Luizi jep mendimin e tij për LGBT (video)

Banorët po zhvillojnë lojra me njëri tjetrin dhe janë ndarë në çifte. Dea Mishel dhe Luizi janë bashkë në këtë lojë. Duke lexuar pyetjet ata duhet të përgjigjen dhe kështu ndodhi edhe me pyetjen “dashuria mes personave të të njëjtës gjini”.

Dea Mishel ngelet pak e zhgënjyer nga përgjigja e Luizit dhe e pyet “pse”. Luizi ia kthen se është “mendim im”. Kundër moj burrneshë, mos t’ia fillojmë tani të themi se Zoti krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Hasanin, përgjigjet Luizi duke shkaktuar hilaritet me batutën e tij alla Shkodrançe. Dea Mishel nga ana tjetër u përgjigj që është pro dashurisë së personave me të njëjtën gjini. Shikoni videon më poshtë.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë rrëmbyer tashmë zemrën e të gjithëve. Ajo që prej javësh pritej, tashmë ndodhi.Çifti shkëmbeu edhe puthjen e tyre të parë, duke emocionuar fansat jashtë shtëpisë së Big Brother.

Sot është dita e Shën Valetinit dhe produksioni iu ka dhënë detyrë banorëve që të shkruajnë një letër dashurie për dikë brenda ose jashtë shtëpisë.

Edhe pse Luizi nuk ka lënë gjë pa bërë për ti shprehur dashurinë Kiarës ai i shkruajti dy fjalë dashurie.“Kiara të dua! P.s po të thërras,” shkruan Luizi në letrën e tij drejtuar moderatores.

Nga tipi që kemi kuptuar nga Luizi ai nuk shprehet kur ia ‘imponojnë’ por edhe pse ishte urdhër nga Vëllai Madh ai e shprehu mjaft qartë.