“Zoti i gjykoftë ato që e dënuan”/ Nëna e Aldi Ramës bën reagimin e parë, krahas fotos vërshojnë komentet e shumta në “Facebook”
Ditën e sotme nëna e Aldi Ramës ka hapur dyert e mortit.
Gjatë një reagimi në “Facebook”, nëna e 21-vjeçarit ka postuar një foto të birit të saj, i cili qëlloi me armë veten duke refuzuar të dorëzohej pas vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxhës. E ëma e Aldo Ramës ka publikuar një foto të djalit të saj, ndërsa në foton e profilit në shenjë zie ka vendosur një shirit në kujtim të të birit.
“Zoti të dhëntë forc qoftë banor i xhehnetit engjëll ishte zoti igjykofte ato që e denuan”, shkruan krahas fotos një familjar i familjes Rama.
“Zoti ju dhont forc ai qoft lule e xhenetit na e kputi zemren shpirti jon qe nala kaq shpejt”, komenton një familjar tjetër.
Varrimi i 21 vjeçarit që qëlloi për vdekje oficerin e policisë dhe më pas u vetëvra, do të mbahet ditën e sotme në qytetin e Durrësit. I vetëm, ashtu siç kaloi dhe një pjesë të konsiderueshme të 21-viteve të tij, Aldi Rama është lënë dhe në vdekje. Askush nga familja e tij nuk ka shkuar në morg që të tërheq trupin e të riut, ndërkohë që burime bëjnë me dije se ai është dërguar pranë të ëmës në Durrës nga një agjensi funerale, e cila nuk ka marrë para për shërbimin.