“Zoti është grua”- Klea Huta pozon me Kridin në krahë teksa e ushqen me qumësht gjiri
Të ushqesh me gji një fëmijë në vende publike, për shumë nëna të reja sot konsiderohet ende tabu.
Edhe pse ky është një ndër proceset më të bukura gjatë rritjes së një fëmije, ekziston ende ideja se nëse kjo ndodh, fëmija mund të sëmuret apo nuk do të jetë i shëndetshëm.
Prandaj, Klea Huta ka dhënë dje një mesazh shumë të bukur, teksa ka pozuar për kopertinën e “Global Woman”.
Ajo shfaqet e veshur me të bardha, teksa ushqen me qumësht gjiri të voglin e saj, Krid.
“Zoti është një grua”, ka shkruar moderatorja përkrah fotos.
Edhe këtë herë, Klea nuk e zbuloi portretin e të birit. Krid erdhi në jetë në qershor të 2020-ës, duke e bëre këngëtaren dhe kompozitorin e njohur, Elgit Doda, prindër për herë të parë.
Pak ditë më parë, Huta zbuloi se tashmë ai ka nisur të hedhë hapat e parë, ndërsa fjala e parë që ka thënë ka qenë “ba”.