Zonja e Parë e Ukrainës: Askush nuk ma merr burrin tim Zelensky

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka dhënë një intervistë të rrallë me bashkëshortin e saj, Presidentin Volodymyr Zelensky. BBC shkruan se kjo është vetëm hera e dytë që çifti shihen së bashku që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Zelenska tha se se ata mezi e kishin parë njëri-tjetrin që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe ishin “shkëputur” si familjet e tjera.

“Askush nuk ma merr burrin tim, madje as lufta,” tha Zelenska.

Zelensky është martuar me skenaristen Olena Zelenska, me të cilën ka dy fëmijë. Zelenska shprehu admirimin e saj për gratë që luftojnë me forcat e armatosura ukrainase, për ato gra që u rreshtuan në mbrojtje dhe për ato gra që shërojnë të plagosurit në spitalet e nëndheshme.