Zogu i Tiranës ikën nga Aldo: Ja pranë kujt do të më shihni

Hermes-Nikaj-2

Hermes Nikaj i njohur si Zogu i Tiranës ka vendosur të largohet nga “Aldo Morning show”, edhe pse e pamë në fillimin e këtij sezoni në këtë program. Me anë të një statusi ai ka dhënë vetë lajmin se ku do ta shohim në vazhdim. “Menduat se u largova nga ekrani, nga dashuria ime më e madhe? Nëse keni menduar kështu, shumë gabim…! Ja pra, që nga data 2 tetor unë bashkë me Besmirin & Dajanën, do të jemi në ekranin e “ORA News”, si gjithmonë pranë jush! Do të zgjohemi sërish së bashku, një sezon i gjatë na pret. Ai ka ndarë me ndjekësit dhe spotin bashkë me Dajana Shabanin dhe Besmir Metanin.