“Zogu i Tiranës” kapet mat në prostitucion, irritohet biznesmeni gay: Na mori fytyrën
Arrestimi i Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni, duket se ka irrituar biznesmenin gay, Elton Ilirjani.
Me disa postime në Instagram, ndërsa i drejtohet si “Zogu i Hales”- Ilirjani shkruan se “‘Zogu’ i ka marrë fytyrën”. Në një tjetër postim ai shkruan: ‘Zogu’ i Tiranës është i Tiranës dhe Shqipërisë jo i LGBT dhe Kauzës! ‘Zogu’ na doli skifter.
Hermes Nikaj u arrestuan sot në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ në kuadër të operacionit të koduar “Your Turn”, ndërsa akuzohet për shfrytëzimi prostitucioni dhe prostitucion.