Zoë Kravitz dhe Channing Tatum hynë të ndarë në Met Gala, por ç’ndodhi pastaj?

Channing Tatum dhe Zoe Kravitz, vërtetë hynë të ndarë në tapetin e Met Gala 2021, por kjo s’do të thotë që nuk janë bashkë! Dyshja, për të cilët flitet se janë në fillimet e një romance të lezetshme, janë parë pranë njëri-tjetrit gjatë eventit, madje ka dhe foto të tyre!

 

Aktori 41-vjeçar dhe 32-vjeçarja u larguan nga Metropolitan Museum of Art në Neë York City, krah njëri-tjetrit thjesht sepse ndoshta s’ishin gati të hynin zyrtarisht si çift në një ngjarje kaq të rëndësishme sa kjo për të famshmit.

 

Channing mbante veshur një kostum nga Versace e ndërsa Zoe një fustan rrjetë prej nga dukej qartazi silueta e aktores. Para pak javësh dyshja është parë teksa drekonin në Brooklyn, duke përforcuar kështu zërat për një romancë.