Ziejnë mediat, Dua Lipa kaloi natën me yllin e Realit pas finales së Champions

Dua Lipa shkëlqeu para finales së Champions League mes Realit të Madridit dhe Liverpoolit dhe kjo duket se nuk ka mbetur pa u vënë re nga protagonistët e vërtetë të ndeshjes. Mediat turke kanë shkruar së fundi se bukuroshja shqiptare e ka kaluar natën pas ndeshjes me yllin e Realit Marco Asensio.
Sipas CNN turk, futbollisti i Real Madridit dhe bukuroshja shqiptare janë argëtuar pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve. Në fakt, edhe pse lajmi i CNN Turk nuk ofron më shumë informacione rreth takimit mes Asensios dhe Lipës, lajmin ua kanë konfirmuar burime të afërta me lojtarin, sipas Tch.
Thuhet se dyshja janë takuar pas përfundimit të festës së madrilenëve në Kievi dhe se kanë qëndruar gjatë gjithë natës së 27 majit së bashku në një hotel.