Zi në familjen e aktores së njohur, bashkëshorti i saj humb betejën me sëmundjen e rëndë

Partneri i aktores së njohur Sandra Bullock ka ndërruar jetë në moshën 57-vjecare pas një beteje 3-vjecare me sëmundjen e rëndë. Bryan Randall, 57 vjeç vuante nga sëmundja e SLA-së.

“Me pikëllim të madh njoftojmë lajmin e hidhur se më 5 gusht, Bryan Randall ndërroi jetë i qetë pas një beteje 3-vjeçare me SLA-në”, tha familja e tij. Bryan zgjodhi që herët ta mbante të fshehtë luftën me sëmundjen e rëndë dhe të gjithë ne u kujdesëm për të respektuar kërkesën e tij.

Ne jemi jashtëzakonisht mirënjohës për mjekët e palodhur që u kujdesën për të në këtë periudhë”-thuhej në njoftimin e trishtë. Sandra Bullock dhe Bryan Randall janë njohur 8 vite më parë.

Por çfarë është sëmundja e SLA?!

“SLA (Skleroza laterale amyotrofike) është një sëmundje neurodegjenerative, e cila ndikon në neuronet motorike (qelizat e sistemit nervor që kontrollojnë muskujt), duke rezultuar në një paralizë progresive të të gjithë muskulaturës. Sëmundja është vdekjeprurëse në 3-5 vjet dhe, sot nuk ka terapi efektive”.

Balkanweb