“Zhgënjim, keqardhje…”, personazhet shqiptarë që reaguan për shembjen e Teatrit
Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar ditën e djeshme solli reagime të shumta. Disa nga persnazhet shqiptarë e kanë dënuar vendimin për prishjen e teatrit, duke ndarë foto e shkrime në rrjetet sociale.
“Iku dhe një pjesë tjetër e historisë së këtij qyteti!”, shkruan Enada Hoxha.
“Kështu do e mbaj mend Tiranën gjithmonë…”, kanë qenë fjalët e Klajdi Harunit.
“…Bastardë, injorantë dhe matrapazë kanë zaptuar historikisht këtë vend të bekuar pa kthim mbrapa…Zhgënjim”, ka qenë kjo vetëm një pjesë e shkrimit të Kledi Bahitit të Instagram.
“Sot u vra një gur i çmuar i kujtesës së qytetit. Keqardhje për Shqipërinë dhe shqiptarët, për artin”, shkruajti ditën e djeshme Florjan Binaj.
Aurela Gaçe, nën moton “E dua të renë, por nuk mund të shkoj përpara pa e ditur se nga vij”, ka ndarë një histori personale për të kujtuar se nën pretekstin e “së resë”, nuk mund të fshihet historia.
Fjoralba Ponari, në një nga përgjigjet e ndara me ndjekësit në Instagram, e ka cilësuar si “të trishtë, të turpshëm dhe të frikshëm” aktij e djeshëm. /News31.al
Adrola Dushi ka qenë një nga personazhet që është shprehur kundër shembjes së Teatrit. Modelja njëkohësisht është përballur me kritikat e disa prej komentuesve, të cilët nuk iu ka pëlqyer qendrimi i Adrolës.