Zhduket Khloe Kardashian, arsyeja lidhet me një ndërhyrje estetike

Khloe Kardashian dhe motrat e saj njihen për faktin që kanë ndryshuar shumë ndër vite, duke u kthyer në një ‘simbol’ perfeksioni me përmasat perfekte që hyjnë në kategorinë e femrave të bëshme. Por ato nuk janë transformuar vetëm në trup, por edhe në fytyrë. Fansat dhe ekspertë të ndryshëm kanë folur shpesh për ndryshimet e tyre duke theksuar se motrat kanë bërë ndërhyrje për buzët, por jo vetëm. Së fundmi vëmendja është rikthyer sërish tek Khloe Kardashian, e cila sipas kirurgëve plastikë ka bërë ndërhyrje në hundë. Për ata që nuk e kanë vënë re, bukuroshja ka dy javë që është zhdukur nga ekrani dhe dyshohet se arsyeja është pikërisht ndërhyrja në hundë, shkruan Who. Më herët Khloe është vënë në shënjestër nga fansat, pasi ndërhyrjet tek buzët kanë qenë shumë të dukshme dhe kanë shkuar keq.