
“Zhduket” gruaja e Sinan Hoxhës, ç’po ndodh me Andrra Destanin
Ajo është cilësuar një yll i rrjeteve sociale, pasi mori famë që kur u bë grujaja e këngëtarit të njohur, Sinan Hoxha. Mijëra ndjekës e shumë pëlqime në rrjete sociale kanë bërë që Andrra Destani të kthehet në një frymëzim për shumë vajza e nëna të reja, nga veshja e deri tek detajet e jetës private. Kohët e fundit ajo e vuri në funksion të biznesit llogarinë në Instagram, duke i shërbyer edhe si hapësirë për të promovuar biznesin e saj. Por, papritmas Andrra është zhdukur duke e mbyllur këtë llogari. Profili i gruas së Sinan Hoxhës nuk gjendet më në Instagram, për arsye të panjohura. Nuk dihet nëse Andrra e ka fshirë qëllimisht profilin, i është hakuar nga persona të tjerë apo diçka tjetër.
