“Zhduket” Adelina Ismaili, cfarë ndodhi me profilin e saj?

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili nuk gjendet askund në Instagram. Ajo kishte një profil në këtë rrjet social me emrin adelinaofficiel, i cili nuk ekziston më. Edhe pse ka shumë profile të hapura në emrin e këngëtares, asnjëri prej tyre nuk është zyrtar.

Dje, grimierja Sellma postoi një fotografi të re të saj por nuk e etiketoi për shkak të ‘zhdukjes’ së saj nga rrjeti më i përdorur në botë, shkruan Prive. Mbase Adelina ka rënë prej e hakerëve apo thjesht po pushon pak, mbetet të shihet ditëve në vazhdim.