
Zhduket 22-vjeçarja me dy fëmijët e mitur në Tiranë
Policia e Tiranës është vendosur në alarm, pasi është denoncuar e zhdukur një 22-vjeçare, së bashku me dy fëmijët e mitur.
Denoncimi pranë uniformave blu është bërë nga e ëma e saj, ndërsa po vijohet puna për gjetjen e tyre.
“Më datë 12.06.2022, shtetasja M. F., 44 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. F., 22 vjeçe, së bashku me fëmijët e saj të mitur. Punohet për gjetjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë së kryeqytetit.