
Zhaku zbulon gjininë e fëmijës së saj të parë
Inida Gjata, ose e njohur ndryshe nga publiku shqiptar, Zhaku, dha lajmin përmes një fotoje dje se është në pritje të ëmbël.
Zhaku dhe partneri i saj gjerman Christian Kreuz shumë shpejt do të jenë prindër të një djali.
Vetë Inida ka shkruar tek fotoja e publikuar: “Do bëhemi me çun”.
Deri më tani Zhaku kishte vendosur të mos e ndante me miqtë dhe ndjekësit pritjen e ëmbël, por nga fotoja e publikuar kuptohet se tashmë është në muajt e fundit të shtatzënisë./revistawho.com