Zhaku bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Inida Gjata( Kreuz) e njohur nga publiku si Zhaku është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e bukur ajo e ndau me ndjekësit e saj në Instagram pak minuta më parë, duke publikuar foto me të voglin e saj. Zhaku nuk ka shkruar asgjë në postim, vec fotos së ëmbël me bebin e cila flet sa njëmijë fjalë

Zhaku jeton në Gjermani prej shumë vitesh me të dashurin e saj gjerman, Christian Kreuz, emri i artit i të cilit është Dakar, dhe tashmë familja e tyre ka marrë kuptim me ëngjëllin që ka ardhur në jëtë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @inidakreuz

Kujtojmë që vite më parë Zhaku është shprehur se arsyeja pse nuk kishte një fëmijë lidhje me një sëmundje që i shkaktonte pengesë. “Nuk doja të kaloja në shumë detaje mjekësore.

Është një problem që kam në mitër që e pengon procesin. Kam një tumor beninj i cili shkakton një lloj pengese. Gjithsesi nuk mendoj se në këtë moshë që jam, dua ti shkoj nga mbrapa fëmijëve”, u shpreh ajo në një intervistë vite më parë.

Ndaj lajmi që ajo është bërë nënë është akoma edhe më i vëcantë dhe emocionues. Ndonëse daljet apo postimet në rrjete sociale nga Zhaku kanë qenë të pakta ky i fundit ishte i mirëpritur nga të gjithë dhe urimet për mëmësinë janë të shumta.