Zhaklin Lekatari: Mendoja se isha lesbike, por në fakt më pëlqejnë burrat

Zhaklin Lekatari ka qenë e ftuara e radhës në programin e showbizit, ‘Pikë’, prezantuar nga Adela Osmani.

Në bisedën kushtuar karrierës së saj, blogut ‘Tabu’ e shumë të tjerave, gazetarja e njohur ka zbuluar edhe një detaj që na habiti jo pak. Ajo rrëfeu se para pak më shumë se 4 vitesh ka pasur një krizë identiteti dhe nuk ishte e bindur për seksualitetin e saj.

“Dyshoja se isha lesbike. Kjo krizë identiteti më vjen njëherë në 10 vite”, tregoi Zhaklina.

Nga ana tjetër ajo tregoi se tashmë është e bindur që pëlqen burrat dhe këtë nuk e luan topi, madje tregoi si është mashkulli perfekt për të.

“Ai duhet të ketë të njëjtin botëkuptim si unë. Duhet ta shohim botën afërsisht njësoj, përndryshe asgjë nuk do funksiononte. Nuk më intereson pamja e jashtme, as të jetë shumë i pasur. Mjafton të jetë i zoti dhe i arrirë”, tha Zhaklina./revistawho.com