Zhaklin Lekatari ironizon koncertin e Elvana Gjatës: Playback në stadium

Dy ditë më parë mijëra fansa mbushën stadiumin për katër orë për të ndjekur koncertin “Dekada”, të Elvana Gjatës.

Pas shumë komplimentash e përkrahjesh nga miq e figura publike, duket se nuk kanë munguar as kritikat për koncertin.

Ka qenë Zhaklin Lekatari e cila ka qenë e pakënaqur pasi Elvana nuk ka performuar Live.

“Playback në stadium. Wow çfarë arti”, shkruan Zhaklina në një InstaStory pak orë pas përfundimit të koncertit, postimin për të cilin u pendua shpejt.