“Zgjohu monstër!”, reagimi i Ariana Grandes kur fitoi çmimin në ‘Grammy Awards 2021’

Dy artistet nuk ishin prezente gjatë ceremonisë së Grammy Premiere për të marrë çmimin, por Grande reagoi për fitoren në ‘Twitter’.

Ariana Granda fitoi çmimin së bashku me Lady Gaga-n për këngën “Rain on me” në  ‘Grammy 2021’.

Dy artistet nuk ishin prezente gjatë ceremonisë së Grammy Premiere për të marrë çmimin, por Grande reagoi për fitoren në ‘Twitter’.

Grande ia dha lajmin e gëzuar bashkëpunëtores përmes një postimi, ku shprehu emocione dhe habi njëkohëshisht. “Nëna monstër, zgjodhu!!!”, i drejtohet ajo Gaga-s.

Përjetësisht, thellësisht mirënjohëse për ty, për këtë eksperiencë, të isha pjesë e kësaj kënge, të mund të kërceja me ty nën shi, të të quaj shoqen time të dashur dhe të tani të ndaj këtë“, shkruan më tej 27-vjeçarja.

Dy artistet,  morën një Grammy për performancën më të mirë të pop/grupi për hitin “Rain On Me” nga albumi i fundit i Gaga-s “ Chromatica”, që rezultoi një sukses i vërtetë.

Gaga dhe Grande ‘bënë historinë’, duke u bërë dy gratë e para që fituan së bashku në këtë kategori.

(kle.mu./dosja.al)