Zgjedhjet presidenciale/ Kush janë yjet e Hollivudit që do të largohen nga Amerika nëse Trump rizgjidhet sërish President?

Disa nga yjet e Hollivudit nuk e mendojnë dot një fitore të Donald Trump, çka do ta linte atë në detyrën e presidentit edhe për katër vite të tjera.

Për John Legend, Chrissy Teigen, Bruce Springsteen, Ricky Martin dhe Tommy Lee jeta në Amerikë duket se varet nga zgjedhjet e këtij viti, pasi ata publikisht kanë deklaruar se do largoheshin nga SHBA.

Kujtojmë se edhe në zgjedhjet e vitit 2016, kur një numër i famshëm si Miley Cyrus, Whoopi Goldberg, Samuel L. Jackson dhe Amy Sumer, premtuan që do të largoheshin nga SHBA nëse Shtëpia e Bardhë do të binte në duart e Trump.

Por pavarësisht premtimit asnjë nga këta yje nuk e mbajti premtimin e dhënë në atë kohë, kështu që edhe në këtë rast mbetet për t’u parë.