“Zgjedhje vetëm për marketing”- Moderatorja e sportit sulmon Alesia Bamin dhe Marina Vjollcën: S’kanë lidhje me…
Moderatorja e sportit, Albana Bjeko ka dhënë mendimin e saj për Marina Vjollcën dhe Alesia Bamin si prezantuese sportive.
Gjatë një interviste u shpreh se Alesia është vetëm zgjedhje për marketing ndërsa sipas saj Marina nuk është mjaftueshëm e njohur me sportin.
“Alesia Bami është një zgjedhje vetëm për marketing, s’ka lidhje me futbollin dhe ajo besoj vetë e di që s’ka lidhje me sportin,”– tha ajo, e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora.
Pjesë nga intervista:
Rudina Dembacaj: Dy fjalë për këto vajza si moderatore sportive, Vilma Masha?
Albana Bejko: E përgatitur
Rudina Dembacaj: Marina Vjollca?
Albana Bejko: Moderatore por jo mjaftueshëm e njohur me sportin.
Rudina Dembacaj: Lei Kraja?
Albana Bejko: Lei është origjinale.
Rudina Dembacaj: Enkeleida Zeko?
Albana Bejko: Profesioniste.
Rudina Dembacaj: Alesia Bami?
Albana Bejko: Alesia Bami është një zgjedhje vetëm për marketing, s’ka lidhje me futbollin dhe ajo besoj vetë e di që s’ka lidhje me sportin.
Rudina Dembacaj: Eva Murati?
Albana Bejko: Nuk e kam ndjekur emisionin e saj.
Rudina Dembacaj: Hygerta Sako?
Albana Bejko: Hygerta Sakon e rastis shumë shpesh në stadiume, padyshim që mendoj se është e përgatitur.
Rudina Dembacaj: Ilda Bejleri?
Albana Bejko: Ilda Bejleri më pëlqen për batutat që ka. Ka një lloj sensi humori. Tani që drejton me Manushin kemi dy figura të rëndësishme, nuk ndihet vetëm prezenca e tij.
Rudina Dembacaj: Bora Zemani?
Albana Bejko: Nuk është më moderatore sporti por mua më pëlqente Bora sepse ka qenë shumë natyrale. Mënyra se si prezantonte i vinte natyrshëm. Nuk ishte e stisur.
Albana Bejko gjithashtu foli për jetën e saj private dhe profesionale, ku rrëfeu gjëra që nuk i kishim dëgjuar më parë.
Moderatorja tregoi dhe një eksperiencë të saj kur ka qenë në Amsterdam dhe ka konsumuar kek hashashi.
Rudina Dembacaj: Je lindur në Hollandë, pi hashash?
Albana Bejko: E kam provuar, në Amsterdam, ishte një kek me hashash. Ishte një eksperiencë që nuk e kisha provuar kurrë. Ishim një grup shoqëror, e hëngrëm kekun dhe morëm ato varkat e Amsterdamit ku bëmë xhiro nëpër kanalet. Aty na u duk sikur nuk po na zinte, por efektin e dha pas nja gjysmë ore.
Na zuri të gjithëve dhe secili u shpërnda në punën e vet. Unë e di që kam qeshur pafund diku tek 2 orët e para pastaj tek orët e tjera kam qarë, për çdo gjë që nuk kisha qarë ndonjëherë në jetë.
Në atë kohë kisha një të dashur, e kisha përballë dhe nuk e di pse ndjeva sikur nuk e doja dhe qava pafund. Por ishte efekti i hashashit nuk ishte në realitet.
Rudina Dembacaj: Po pastaj pse u ndave?
Albana Bejko: Pastaj u konsumua, pas shumë vitesh e dha prap efektin hashashi (qesh).
Po ashtu, ajo ka treguar se në moshën 20-vjeçare ka marrë guximin të shkojë në Ibiza të punojë në një club nate.
Rudina Dembacaj: Ke pasur eksperiencë në Ibiza.
Albana Bejko: Në Ibiza kam shkuar kur kam qenë 20 vjeç, ishte verë dhe unë doja të bëja një eksperiencë ndryshe, nuk doja që ta kaloja verën kafeve siç ndodh rëndom në Shqipëri.
Një shoqja ime e cila studionte në Bullgari më tha se kishte një eksperiencë të tillë një vit më parë. Punonte në Ibiza si PR në sektorin e marrëdhënieve me publikun në një club të madh veror. Unë e mora vendimin shumë papritur, bëra një rezervim të një shtëpie atje, por që shtëpia do lirohej dy javë më vonë seç unë do nisesha dhe kam marrë valixhet dhe kam ikur kuturu.
Isha edhe me njerëz të tjerë, por megjithatë përgjegjësinë gjithësecili e kishe për veten. Mbërrita aty dhe nuk dija se ku do qëndroja sepse ishte piku i sezonit dhe ishte shumë e vështirë. Hotelet ishin shumë të shtrenjta, ishte një sfidë për mua si një 20-vjeçare.
Gjeta një hotel që konsiderohej si i lirë që ta përballoja për dy javë të paktën. Natën e parë shkova të shikoja si funksiononte ajo puna që presupozohej që unë të bëja, të nesërmen kërkova punë tek një nga këto clubet, të pasnesërmen u pranova dhe fatmirësisht më eci mirë.
Ishte eksperiencë shumë e bukur për mua sepse kam jetuar me nacionalitete të ndryshme.
Rudina Dembacaj: Zure të dashur?
Albana Bejko: Jo nuk zura, por dola në një takim në fund fare, ishte londinez ky. Duke e ditur që nuk do e takonim më kurrë njëri-tjetrin në jetë i kemi qarë të gjitha hallet dhe historikun e jetës. Ai të vetin, unë timin. Ishte thjesht një drekë miqësore.