Zgjati sa një ëndërr, Einxhel Shkira “divorcohet” nga binjakët Veshaj

Pak javë më parë, Einxhel Shkira njoftoi rikthimin në ekran në formatin “Binjakët” së bashku me Romeo dhe Donald Veshaj.

Megjithatë kjo eksperiencë nuk ka zgjatur shumë për moderatoren, e cila me një foto ka treguar se nuk do të jetë më pjesë e show-t.

“Për arsye të ndryshme, duke filluar nga sonte nuk do jem më pjesë e show-t Binjakët. Zoti ka një arsye për çdo gjë kështu që ne duhet t’i besojmë udhëtimit që ai ka planifikuar për ne. Projekte të reja janë duke ardhur, mezi po pres t’i ndaj. Ju dua”, ka shkruar Shkira krah videos ku duket se po shijon një çaj me pamjet e Bosforit, duke treguar se ndodhet në Stamboll.

Pas gjithë lëvizjeve që Einxhel ka pasur në ekran, ne po presim se ku do ta shohim kësaj here moderatoren, e cila është gjithmonë në ndjekje të ëndrrës së saj./revistawho.com