“Zgjati 78 sekonda?” Rudina Magjistari tregon momentet e tmerrit kur ra tërmet: Mu duk sikur…

Edhe moderatorja Rudina Magjistari tregoi dje si e përjetoi tërmetin. Kryefjala e çdo diskutimi këtë fundjavë kanë qenë pikërisht lëkundjet e fuqishme të tërmetit që kanë prekur vendin tonë. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 dhe intensitet 7 deri në 8 ballë, me epiqendër në Detin Adriatik, ka qenë ngjarja që ka tronditur dhe shkaktuar panik tek qytetarët.

Gjatë emisionit, moderatorja Rudina Magjistari u shpreh:

https://www.youtube.com/watch?v=wDUaf2m0S-Y

“Më është dukur toka sikur pluskonte mbi ujë”, u shpreh ajo, ndërkohë që shtoi se ndodhej në Kepin e Rodonit në momentin që ra tërmeti, një nga zonat që përjetoi goditjen më të fortë për shkak të afërsisë me epiqendrën.

“Mua më ndodhi që të isha disa kilometra larg Kepit të Rodonit. Isha jashtë dhe në përgjithësi kur je jashtë nuk e ndjen shumë tërmetin, por këtë herë e kam ndjerë tokën si të ishte një dyshek uji dhe toka shkonte fiks sikur ishte mbi ujë. Isha 1 ose 2 kilometra larg detit dhe kam ndjerë tokën të lëkundej deri në lëvizjen e fundit, derisa u shua tërmeti. Më është dukur toka sikur pluskonte mbi ujë, këtë ndjesi pata, ishte shumë e frikshme. Ndoshta ishte zonë ranore dhe për këtë arsye e kam ndjerë kështu”, tregoi moderatorja, teksa u ngaterrua ne nje moment, me kohezgjatjen e termetit, pasi pyeti sizmologun e ftuar ne studio.

“78 sekonda?”, pyeti Rudina e habitur, nderkohe qe panelistet i saktesuan, jo jo, 7 deri ne 8 sekonda.

Nderkohe qe faqet satirike ne rrjetet sociale e kane shfrytezuar kete rast per te bere humor e ironi ne web.