Zëvendësoi Ilirin për Kledin, Lori Hoxha flet për përzgjedhjen
Kur u paralajmërua rikthimi i “Dancing with the stars” këtë herë në Top Channel, thuajse ishte e nënkuptueshme përbërja e të paktën njërit prej anëtarëve të jurisë.
I madh e i vogël kishin një pritshmëri – Ilir Shaqirin të rikthyer në këtë format.
Rrjedha logjike të dërgonte pikërisht aty.
Iliri sapo ishte rikthyer në vëmendje pas triumfit në “Big Brother VIP”, ishte bërë imazh i DigitAlb dhe s’kishte lënë as edhe një emision të vetëm të Top Channel pa marrë pjesë, pati apo s’pati diçka të re për të thënë.
Një lëmsh i madh ishte bërë edhe në momentin kur fitoi, me një pjesë të publikut që tentonin të bënin lidhje mes këtij triumfi dhe atij të pronares, Lori Hoxha në “Dancing”-un e 2014-ës, ku Iliri ishte kryetar jurie.
Por, e papritura ndodhi!
Iliri u shfaq në formatin konkurent, atë të “Dance with me” në TV Klan.
View this post on Instagram
Zgjedhja e Lorit për “Dancing”-un ishte tjetër – balerini i mirënjohur, Kledi Kadiu.
Pak dritë mbi këtë vendim, duket se na e ka dhënë vetë Lori. Në një postim të gjatë, si rrallë herë, producentja ka evokuar kujtime të cilat e ndërlidhin adoleshencën e hershme të saj me Kledin.
“I kam dhënë dorën për herë të parë Kledit në moshën 13 vjeçare kur im atë më detyronte mua dhe Sarën të udhëtonim çdo ditë pas shkolel për të ushtruar tek akademia e tij e baletit në Romë. Në fjalët e tij, Kledi ishte balerini më i mirë shqiptar dhe ne nuk mund të shkonim diku tjetër. Kledi nuk vinte shpesh aty por një nga kujtimet e mia të para ka qenë pikërisht në një nga studiot e baletit ku unë dhe dhjetra vajza e djem përgatiteshim për shfaqje. Ai erdhi për të parë a do e nderonim dhe unë nuk ia hiqja sytë që të kuptohja a do më njihte kur të na kryqëzohej shikimi” – thotë Lori mes tjerash.
“16 vite më vonë suksesi i Kledit nuk ka ndryshuar megjithatë rrethana jonë nuk është më e njëjtë. Ai pranoi ftesën time dhe të Sarës për të na u bashkuar në një tjetër shfaqje, atë që unë ngulmoja që pas fitores sime në 2014 ta kisha pjesë të Top Channel Albania dhe sara po e sjell në jetë me një skuadër fituesish si në skenë ashtu edhe në prapaskenë”, mbyllë ajo reagimin e saj.
Ndërkaq, nga një vëzhgim i thjeshtë, Lori nuk e ndjekë më Ilirin në Instagram dhe as e kundërta, duke lënë të kuptohet për një ftohje jo fort të këndshme mes tyre. E habitshme pak! /prive.al